Ministri i mbrojtjes i SHBA-s Robert Geits pranoi, se lëvizja “Taleban” në Afganistan po vjen duke u forcuar. Shkak për këtë ai quajti mosaftësinë e SHBA-s dhe aleatëve të tyre për të dërguar në luftën kundër guerilasve një numur të mjaftueshëm trupash. Duke mbajtur fjalim në Universitetin e Uashingtonit Georgia në kryeqytetin amerikan, Geits vuri në dukje, se talebanët gjithashtu i ndihmojnë edhe lidhjet e ngushta me rrjetin ndërkombëtar terrorist “Al-Kaeda”.