foto RIA LajmetSot është dita e parë e punës së Kongresit Botëror të Gazit në Buenos-Aires. Delegacionin nga Rusia e udhëheq Zëdhënësi i Dumës Shtetërore, Presidenti i Shoqërisë Ruse të Gazit Valeri Jazev. Ja çfarë deklaroi ai në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë “Zëri i Rusisë” në vigjilje të kësaj ngjarjeje: “Unë do të marr pjesë me raportin në lidhje me çështjen e rregullimit të furnizimeve dhe kërkesës së për lëndë energjetike. Unë kam ndërmend të hedh për diskutim idenë e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev mbi domosdoshmërinë e rregullimit të ri ndërkombëtar juridik të sigurisë energjetike dhe furnizimin e lëndëve energjetike. Pala ruse propozon të përpunohet Kodi Energjetik Botëror, i cili mund të bëhet një alternativë ekfektive e Hartës Energjetike Europiane. E meta kryesore është çrregullimi i furnizimit të gazit me anë të gazsjellësve”, u shpreh Valeri Jazev. Ai bëri thirrje që të kapërcehen pasojat e “luftës së gazit” që kaloi, me qëllim që të mos e bëjë akoma më të vështirë bashkëpunimin energjetik të Rusisë dhe BE: “Ne dhe komuniteti europian duhet të bëjmë hapa drejt njëri-tjetrit, që të rifitojmë mirëbesimin, i cili në një farë mënyre u dobësua dhe u prish gjatë periudhës së krizës së transitit të gazit në janar. Po ashtu të vendosen marrëdhënie normale. Sepse kjo gjë i leverdis edhe Europës edhe Rusisë” , tha Valeri Jazev. Ai nuk i pranon fajësimet e politikanëve europuianë në adresë të Moskës në lidhje me atë, se ajo gjoja del kundër ndërtimit të gazsjellësit “Nabukko”: “Ky është fajësim i pabazë. Ne nuk përpiqemi të pengojmë ndërtimin e gazsjellësit “Nabukko”. Për Rusinë rrugët alternative të furnizimit të lëndëve energjetike po ashtu janë të rëndësishme , si dhe për Europën. Prandaj kanë të drejtën e ekzistencës jo vetëm “Rryma e kaltër-2”, “Rryma Jugore” dhe “Rryma Veriore”, të cilët i ndërton Rusia, por edhe “Nabukko”.