Guvernatori i qarkut të Kaliningradit të Rusisë Georgi Boos u propozoi kompanive të Lituanisë të marrin pjesë në ndërtimin e centralit elektro-atomik (CEA) në rajon. “Në krahasim me kompanitë e vendeve të tjera, të cilat mund të pretendojnë për pjesëmarrje në realizimin e projektit të ndërtimit të centralit elektro-atomik të Balltikut, firmat lituaneze ndodhen në pozitë shumë më të favorshme”, theksoi Georgi Boos.