Mjekët e Ministrisë së Rrethanave të Jashtëzakonshme të Rusisë po u japin ndihmë banarëve të Sumatrës që e pësuan keq nga një tërmet i fuqishëm. Për shërbimet e tyre kanë nevojë të ngutshme mijëra njerëz. Bashkëpunëtorët e kësaj ministrie kanë vendosur atje tashmë një spital aeromobil, por për shkak të shirave të rrëmbyer ata mundën të fillonin punën vetëm ditën e hënë. Mjekët rusë po u japin të plagosurve ndihmë mjaft të kualifikuar të çdo lloji që nga ajo traumatologjike e deri tek ndihma kirurgjike.