Komiteti për çështjet ndërkombëtare në parlamentin e Kirgizisë miratoi projektet e marrëveshjes me Francën dhe Spanjën për dislokimin e ushtarakëve të tyre në Qendrën e ngarkesave transite të Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-s, që ndodhet në aeroportin e Bishkekut “Manas”. Sipas fjalëve të Zëvendës ministrit të punëve të jashtme të Kirgizisë Rusllan Kazakbaev, këto dokumente do të nënshkruhen në shkëmbim të atyre që u anuluan më parë. Një marrëveshje analogjike tashmë u nënshkrua me SHBA-s.