Nënshkrimi i kontratës së bërë në kohën e duhur midis “Gazprom”-it dhe kompanisë “DONG Energy” për furnizimin e vëllimeve shtesë të gazit rus me anë të “Rrymës Veriore” vuri në dukje gazeta e Danimarkës “Jullands-Posten”. “Kontrata u nënshkrua në periudhën, kur vendburimet daneze në Detin e Veriut fillojnë të shterojnë”-shkruan botimi. Kontratat, që llogariten deri në vitin 2030, parashikojnë të furnizojnë cdo vit në Danimarkë me anë të “Rrymës Veriore” 1 miliardë metra kub gaz rus, duke filluar që nga viti 2011, si dhe 1 miliardë metra kub që nga viti 2012.