Ministrat e bujqësisë së 27 vendeve të BE po zhvillojnë në Bruksel një takim ekstern në lidhje me “krizën e qymështit”. Mbledhja po zhvillohet në sfondin e manifestimeve të mijëra fermerëve nga Franca, Gjermania, Belgjika, Australia, Italia, Luksemburgu dhe Zvicra, që kanë mbërritur në kryeqytetin e Belgjikës për të shprehur protestë kundër rënies së çmimeve blerëse të produkteve të qumështit. Manifestuesit gjuajtën me vezë dhe gështenja në drejtim të ndërtesës ku bëjnë mbledhje Ministrat.