foto RIA LajmetPresidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko doli me një akuzë të paprecedentë në adresë të Kryeministrit rus Vladimir Putin. Ai e akuzoi atë në pengimin e bashkëpunimit ushtarak të Rusisë dhe Bjellorusisë, presion mbi Minskun dhe ndërprerjen e proceseve integruese në Shtetin e Bashkuar. Siç shkruan botimi “Kommersant”, sipas deklarimit të Llukashenkos, sjellja armiqësore nga ana e Vladimir Putinit ndaj Minskut u shfaq akoma në shkurt të vitit 2004, kur Bjellorusia nuk ishte e kënaqur me rritjen e çmimit të gazit rus, refuzoi të nënshkruante me Rusinë marrëveshjen e re për furnizime dhe vonoi pagesën e borxhit që ia kishte “Gazprom”-it. Tani, sipas mendimit të Llukashenkos, Putin organizoi “komplotin e gazit” kundër Bjellorusisë, që të eliminonte nga tregu rus konkurentët bjellorusë. U hodhën gurë edhe në “kopështin” e Putinit për minimin e bashkëpunimit ushtarak. Pas kësaj Llukashenko shpalli, se Putin pengon furnizimet e “shitjeve të lira dhe cilësore bjelloruse në Rusi”. Por e keqja kryesore, që bën Putini, ka të bëjë me atë, se ai pengon zhvillimin e Bashkimit Shtetëror. Sipas mendimit të analistëve, mendimin e të cilëve e sjell botimi “Kommersant”, me deklarata të tilla Llukashenko përpiqet të justifikojë zgjatjen e njohjes së pavarësisë së Abkhazisë dhe Osetsë së Jugut, si dhe prirjet e politikës së jashtme që vihen re nga ana e Perëndimit.


***


Ministri Rus i Financave Aleksei Kudrin zhvilloi negociata me udhëheqjen e Bankës Botërore mbi domosdoshmërinë për dhënien e kredisë Rusisë për vitin e ardhshëm me shumë nga 2-4 miliardë dollarë. Sipas të dhënave të botimit “Nezavisimaja gazeta”, këto mjete financiare destinohen për mbulimin e defiçitit të buxhetit. Ekspertët mendojnë, se ky është moment i përshtatshëm për marrje hua, mjetet financiare mund të merren sipas kushteve mjaft të leverdisshme. Në të ardhmen rreziqet do të vijnë duke u rritur, dhe atëherë që të merren borxh këto mjete do të nevojiten kushte të tjera. Prandaj është më mirë që të merren tani, bile pa patur ndonjë nevojë të madhe, kështu që kjo është mënyrë mjaft pragmatike.