Ja, mbaroi, me sa duket, dhe pritja e fort e tensionuar. Irlandezët i thanë “po” Traktatit të Lisbonës. Sigurisht, që për këtë atyre iu desh megjithatë ti jepet një shtysë e vogël, por rëndësi ka vetë rezultati i arritur. Në lidhje me këtë fakt përsiat në komentin e vet vëzhguesi i “Zërit të Rusisë” Boris Tumanov. Autori shkruan: Por duhet thënë se më këtë nuk përfunduan sprovat e problemet e Europës. Mbetet ende vetëm të bindet Presidenti polak Lech Aleksander Kaczyski që të mbajë premtimin e vet e të nënshkruajë Traktatin e Lisbonës pas referendumit irlandez. Si ti bëhet hallit me Presidentin “euroskeptik” çek Vaclav Klaus i cili me kokëfortësi refuzon ta nënshkruajë këtë Traktat? Mund të jemi pothuajse, në mos krejtësisht të bindur në atë, se dëshira e Presidentit Nicolas Sarkozy për të parë Traktatin e Lisbonës të hyrë në fuqi deri në fund të këtij viti do të plotësohet. Ndërkohë, që duhet thënë, se një perspektivë e tillë mbështet nxehtësisht bile edhe në Rusi, Ministria e Punëve të Jashtme të së cilës shprehu bindjen e vet në atë, se Europa e drejtuar nga tezat e Traktatit të Lisbonës, do të bëhet një partnere akoma dhe më e sigurt për Moskën. Por në këtë rast dashur pa dashur lind natyrshëm pyetja: a do të dijë vallë gërma e këtij Traktati të triumfojë mbi ambiciet, egoizmin dhe paragjykimet që vazhdojnë të shpërthejnë tek-tuk si flakëza të vogla gazi kënetor në sipërfaqen e hapësirës europiane? Kur dihet, p.sh., se Franca dhe Gjermania kanë ndërmend me veprime të përbashkëta ta spostojnë Britaninë e Madhe në plan të dytë në Bashkimin Europian? Në qoftë se do ti besojmë gazetës The Times, kjo strategjemë franko-gjermane parashikon bile edhe dobësimin e pozitave aktualisht dominuaese të Britanisë së Madhe në Komisionin Europian. Nga ana tjetër, qendrimi negativ i liderëve çek dhe polak ndaj Traktatit të Lisbonës, si dhe mosmarrëveshjet megjithëse të paevidentuara, por megjithatë ekzistuese midis Europës Lindore dhe Europës Perëndimore në lidhje me disa probleme ndërkombëtare, dëshmojnë mbi prezencën e divergjencave konceptuale në gjirin e Bashkimit Europian.