Rusia ka ndërmend të propozojë një sërë projektesh për investim të përbashkët me Britaninë e Madhe në fushën energjetike, njoftoi Ministri i energjetikës i Rusisë Sergei Shmatko pas nënshkrimit të memorandumit për mirëkuptimin reciprok me Homologun nga Britania e Madhe Edy Milibend. Ky memorandum parashikon zhvillimin e bashkëpunimit në 10 drejtime të ndryshme. Shmatko theksoi, se Rusia është e gatshme të japë garanci për rentabilitetin e projekteve dhe propozime për financimin e tyre në bazë të barabartë.