Rusia do të financojë për një periudhë 3 vjeçare 50 milionë dollarë në trast-fondin e Bankës Botërore, mjetet e të cilit do drejtohen për ndihmën e vendeve të varfëra. Marrëveshjen për këtë e nënshkruajti në Stamboll Nën-kryeministri, Ministri i financave Aleksei Kudrin dhe Presidenti i Bankës Botërore Robert Zelik. Kudrin dhe Zelik diskutuan gjithashtu edhe mundësinë e dhënies së Rusisë nga Banka Botërore të një kredie me shumë deri në 4 miliardë dollarë. Sipas fjalëve të Kudrinit, këto mjete financiare mund të nevoiten që në vitin 2010, prandaj Rusisë i intereson skema e thjeshtësuar e dhënies së kredisë.