Beogradi shpreson për përgjigje pozitive nga nan e Rusisë ndaj kërkesës për mbështetjen financiare dhe mbështet idenë e kthimit të emërtimeve rrugëve të Beogradit për nder të udhëheqësve ushtarakë sovjetikë, deklaroi Kreu i MPJ së Serbisë Vuk Eremiç për gazetën “Kommersant” në vigjilje të mbërritjes në Moskë. Sipas fjalëve të tij, Serbia shpreson të shqyrtojë format konkrete të mbështetjes financiare gjatë vizitës së ardhshme më 20 tetor të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev në Beograd. “Fakti, se Presidenti rus do të mbërrijë në Beograd për kremtimin e 65 vjetorit të çlirimit të Beogradit nga pushtuesit nazistë, i jep rëndësi të veçantë kësaj ngjarjeje. Kjo është fitorja jonë e madhe e përbashkët, kremtimin e së cilës duhet ta festojmë së bashku”, tha Eremiç.