Rusia fitoi në Festivalin Ndërkombëtar të Kinosë muslimane “Minbari i Artë”, i cili përfundoi në Kazanj. Filmi më i mirë u shpall filmi i Vera Gllagolevas “Një luftë”, i cili bazohet në ngjarje reale nga Lufta e Madhe Patriotike. Kjo është dramë e grave, që lindin fëmijë nga gjermanët që janë deportuar për këtë në një nga ishujt në Ladoga. Nga filmat dokumentarë fitoi filmi “Planeti tjetër”, prodhim i Hungarisë, Belgjikës dhe Finlandës. Gjithsej në këtë konkurs merrnin pjesë 36 filma nga 35 vende, ndër të tjera nga Polonia, Çekia dhe Kili.