Hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës do të japë një impuls shtesë për zhvillimin e partneritetit strategjik Rusi-BE, deklaroi Përfaqësuesi i MPJ i Rusisë Andrei Nesterenko, duke komentuar përfundimet e referendumit në Irlandë në lidhje me Traktatin e Lisbonës. Irlandezët e miratuan atë në referendumin përsëritës, që u mbajt më 2 tetor. Rusia, theksoi diplomati, është e interesuar për stabilitet, mekanizma parashikues dhe efektivë të bashkëveprimit me BE. Nesterenko shprehu shpresën, se përfundimi i procesit të ratifikimit të Traktatit të Lisbonës do të ndikojë pozitivisht në negociatat për përfundimin e marrëveshjes së re bazë Rusi-BE.