Përfaqësuesit e BE dhe Iranit në ditët e afërta do të diskutojnë çështjet e raundit tjetër negociator të Teheranit dhe “6-shes”, i cili do të zhvillohet deri në fund të tetorit. Në Gjenevë në takimin me përfaqësuesit e “6-shes” (pesë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania) Irani ra dakort të pranojë në uzinën që po ndërtohet në Kum inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike dhe të dorëzojë uraniumin e vet për pasurimin e mëtejshëm nga ndonjë vend i tretë. Presidenti i SHBA-s Barak Obama deklaroi, se në qoftë se Irani nuk do ti konfirmojë fjalët e tij me hapa konkretë, SHBA-s do të ndërmarrin masa të tjera.