foto RIA LajmetPresidenti rus i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Indonezisë në lidhje me serinë e tërmeteve të fuqishme që ndodhën atje. Siç shkruan gazeta “Vremja novostei”, me referim tek shërbimi i shtypit të Kremlinit, në telegram, në veçanti vihet në dukje: “Në këtë moment të vështirë për Indonezinë, Rusia dhe rusët bashkohen me Ju dhe popullin miqësor indonezian. Ne do të jemi të gatshëm të japim bashkëveprimin e nevojshëm për kapërcimin e pasojave të fatkeqësisë që ka prekur vendin Tuaj”. Ministria për Rrethanat e Jashtëzakonshme e Rusisë do të dërgojë në Indonezi dy avionë me shpëtues, mjekë dhe spitale mobilë. Botimi “Komsomolskaja pravda” përmend, se seria e tërmeteve të fuqishëm përfshiu ishullin Indonezian Sumatra të mërkurën dhe të enjten. Më shumë se 1000 veta vdiqën, dhe rreth 3 mijë të tjerë gjenden nën rrënoja. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet. Siç shkruan botimi “Rossiskaja gazeta” , specialistët i friken asaj, se herët ose vonë natyra, e cila u rrebelua në pellgjet e oqeanëve Paqësor dhe Indian, mund të shkaktojë tërmete të fuqishëm me cuname që nuk kanë ndodhur ndonjëherë më parë. Kësaj gjëje i paraprinë disa shenja: disa javë para se të ndodhnin tërmetet në Indonezi u fiksuan lëkundje të fuqishme tektonike të kores së Tokës në rajonin Kuril, të ishujve Japonezë të arkipelagut Samoa dhe tek ishulli Sumatra. Ekspertët vënë në dukje, se situata e përgjithshme të kujton shumë vitin 2004, kur në fund të fundit cunami përfshiu rajonet bregdetare në shumë shtete të Afrikës dhe Azisë. Atëherë numri i të dëmtuarve përbënte jo më pak se 230 mijë veta.