Bjellorusia u bashkua me Marrëveshjen për Forcat Kolektive të reagimit operativ të Organizatës së Traktatit për Sigurimin Kolektiv (OTSK). Presidenti Aleksandër Llukashenko deklaroi për gatishmërinë që në vitin 2010 vendi të kryesojë në OTSK, dhe partnerët e kësaj organizate ranë dakort me propozimin e tij. Vendi i Kryetarit duhet të kalonte në Minsk që në 14 qershor, por delegacioni bjellorus refuzoi të vinte në takim për shkak të “luftës së qumështit” me Rusinë.