Në Bruksel rinisën negociatat për pranimin e Kroacisë në BE. Ky vend mori statusin e kandidatit për anëtar të BE në vjeshtë të vitit 2004, por në dhjetor të vitit të kaluar Sllovenioa bllokoi procesin e negociatave deri në zgjidhjen e konfliktit dypalësh territorial. Pas rregullimit të konfliktit në shtator barriera e fundit e Kroacisë për në BE u hoq. Komisari Europian për zgjerimin e BE Olli Ren shpreson, që procesi negociator për antarësimin e këtij vendi të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2010.