Anija kozmike e pilotuar “Sajuz TMA-16”, në bordin e të cilës për një mision gjashtëmujor u nis rusi Maksim Suraev dhe amerikani Jefry Wiliams, të cilët u bashkuan me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Së bashku me ta në bordin e stacionit mbërriti turisti i shtatë kozmik, pronari i cirkut “Cirque du Soleil” Gi Laliberte. Ai do të qëndrojë në orbitë rreth 11 ditë, pastaj do të kthehet në Tokë së bashku me rusin Gennadi Padalk dhe amerikanin Michael Barratt, që kanë punuar në SKN që prej marsit.