Kërkesa për gazin rus në Europë, sipas të dhënave operative të shtatorit, po nivelohet me barazim, flitet në njoftimin e kompanisë “Gazprom”. Në Moskë u zhvillua takimi i punës së Udhëheqësit të “Gazprom”-it Aleksei Miler dhe Kryetarit të E.ON Ruhrgas AG Bernhard Rojtersberg. Pjesëmarrësit e takimit e vlerësuan lartë realizimin e marrëveshjeve, të arritura në përputhje me marrëveshjen për shkëmbimin aktiv midis “Gazprom”-it dhe E.ON Ruhrgas, si dhe theksuan rëndësinë e ndërtimit në kohë të gazsjellësit “Rryma Veriore”, i cili destinohet për diversifikimin e itinerarëve të furnizimit të gazit rus për në Europë.