Avioni rus i Ministrisë së Rrethanave të Jashtëzakonshme me shpëtuesit në bordin e tij, mbërriti në ishullin indonezian Sumatra për të ndihmuar në likuidimin e pasojave të tërmetit. Sipas të dhënave të fundit, kjo fatkeqësi natyrore mori jetën e më shumë se 1000 vetave dhe numri i viktimave vazhdon të rritet gjatë kërkimeve. Sipas urdhërit të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev për në Indonezi është dërguar grupi operativ prej 35 bashkëpunëtorësh të njësisë “Centrospas”- shpëtues, kërkuesit me qenë dhe mjekë. Përveç kësaj, në bordin e avionit gjenden edhe tre makina fouristrada, të pajisura në mënyrë speciale për operacionet kërkuese.