Gjyqi, i cili do të rishikojë çështjet, që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave intelektuale, po planifikohet të krijohet në Rusi në një kohë të afërt. Për këtë deklaroi në Vlladivostok Kryetari i Gjykatës së Lartë të Rusisë Anton Ivanov. Sipas fjalëve të tij, veçantia e krijimit të Gjyqit do të jetë, se në të do të punojë grupi i specialistëve në fushën e teknikës, të cilët mund ti vënë në jetë njohuritë e tyre dhe të përmbushin detyrat si ekspertë për shqyrtimin e çështjeve konkrete.