Autoritetet ruse demonstruan profesionalizëm të lartë, duke mbrojtur sistemin e vet kombëtar financiar dhe ekonominë nga tronditjet e rënda të jashtme. Për këtë deklaroi Presidenti i Bankës Europiane të rekonstruksionit dhe zhvillimit Tomas Mirov. Ai theksoi, se autoritetet ruse mundën ta ruanin kursin e rublës, iu shmangën tronditjeve të mëdha në industri dhe në ruajtjen e sistemit bankar. Ai theksoi se së bashku me stabilizimin e ekonomisë Rusia po hyn në një fazë të re, kur kërkohet përpunimi dhe realizimi i modelit të rritjes.