Tre marinarë rusë nga anija “Magdalena”, që është ankoruar në portin e Dubait (Emiratetet e Bashkuara Arabe), shpallën grevë urie, për tu kthyer në atdhe dhe marrjen e rrogës, të cilën nuk e kanë marrë që prej 5 muajsh. Për këtë njoftoi Inspektori i Federatës Ndërkombëtare të Punonjësve të Transportit Petr Osiçanski. Sipas fjalëve të tij, në një situatë të tillë gjenden edhe 23 marinarë rusë në dy anije të tjera. Këto janë ekuipazhi i anijes “Piryit”, që tashmë ka disa muaj që gjendet pranë portit të Panamasë Kristobal, dhe marinarët e anijes “Southern Pearl”, që qëndron pranë brigjeve të Bullgarisë.