Sergei Lavrov foto RIA LajmetKreu i MPJ i Rusisë Sergei Lavrov do të niset sot me një vizitë pune në Abkhazi, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin e kësaj Republike Sergei Bagapsh. Temat kryesore të negociatave do të jenë përfundimet e raundit të fundit të diskutimeve të Gjenevës në lidhje me stabilitetin dhe sigurinë në Transkaukazi, si dhe forcimi i sigurisë në rajon. Më hollësisht nga Suhumi na njofton korrespondentja speciale e radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Elizaveta Isakova: “ Në fund të shtatorit, në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New-York, Presidenti i Gjeeorgjisë Mihaill Saakashvili ëndërronte si shumë. Fjalimi i tij gatipothuaj i kushtohej tërësisht domosdoshmërisë së bashkimit të Abkhazisë me “perlën Gjeorgji”. Vetëm një gjë mund të pengonte liderin gjeorgjian të deputonte në mënyrë splendente-rezultatet e diskutimit ndërkombëtar të 17 shtatorit në Gjenevë. Ato demonstruan hapur, se Tbilisi si dhe më parë shpreson të kthejë me forcë territoret e humbura. Por me ndihmën e forcës mund të acarohet situata. Në Moskë këtë, e quajnë qorrsokak politik i radhës për Saakashvilin. Dalja e vetme prej tij do të jetë nënshkrimi midis Gjeorgjisë dhe Abkhazisë, Gjeorgjisë dhe Osetisë së Jugut të marrëveshjes për mospërdorimin e forcës. Aq më tepër dokumente të tilla mund të garantonin sigurinë dhe stabilitetin e duhur në rajon dhe në kufijtë e tij”, u shpreh Lavrov. Për këtë, si dhe për kërkimin e rrugëve të mëtejshme për përmirësimin e situatës humanitare në Republikë, do të bëhet fjalë në negociatat e Kreut të MPJ të Rusisë Sergei Lavrov dhe Presidentit të Abkhazisë Sergei Bagapsh. Pasi Abkhazia në mënyrë të barabartë me Rusinë dhe partnerët perëndimorë merr pjesë në diskutimet e Gjenevës për Transkaukazinë. Shkakton interes jo të paktë edhe takimi i Kreut të MPJ të Rusisë me udhëheqjen e drejtorisë kufitare të Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë me komandën e 7-të të bazës ushtarake ruse në Abkhazi. Aktualisht në territorin e Republikës janë formuar nënreparte ruse të organeve kufitare, që përbëhen prej më shumë se 1000 veta. Në shtator Moska dhe Suhumi nënshkruan Marrëveshjen e përpjekjeve të përbashkëta për ruajtjen e kufirit shtetëror dhe bashkëpunimit në fushën ushtarake. Atëherë u shpall edhe për atë se trupat kufitare ruse do të ndihmojnë Abkhazinë për mbrojtjen e kufijve detarë të Detit të Zi. E gjithë kjo destinohet jo vetëm që të forcohet bashkëveprimi dypalësh, por edhe stabilizimi i gjendjes në përgjithësi në këtë rajon. Por në Moskë mendojnë, se forcimi i sigurimit është i pamundur pa njohjen e realeve të reja politiko-ushtarake dhe juridike në Transkaukazi.