Gjatë një operacioni special në malet e Çeçenisë, të cilin e drejton Presidenti i kësaj Republike verikaukaziane Ramzan Kadirov, forcat speciale eliminuan 7 guerilas. Siç njofton Ministri i punëve të brendshme i Republikës Çeçene Gjeneral-togeri Rusllan Allhanov, ky operacion special filloi në rrethinat e qendrës së banimit Benoj të rajonit Nozhajurtovsk të Republikës. Aktualisht zhvillohet hetimi i guerilasve të tjerë që janë piketuar dhe përafërsisht mund të jenë më shumë se 10 veta. Viktima midis bashkëpunëtorëve të MPB nuk ka, bëri të ditur Allhanov.