Gjashtëshja ndërkombëtare e ndërmjetësve në negociatat me Iranin arriti marrëveshjen principiale mbi pasurimin e uraniumit në vendet e treta. Për këtë deklaroi në konferencën për shtyp në Gjenevë Përfaqësuesi suprem i BE për politikën e jashtme dhe sigurimin Havier Solana. Përfaqësuesit e Rusisë, SHBA-s, Kinës, Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë dhanë miratimin e vet për atë, që uraniumi i varfëruar i Iranit të eksportohet në vende të tjera për pasurimin e plotë, tha ai. Ky propozim u bë nga Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad. Në Moskë u shfaqën deklaratat për mbështetjen e kësaj ideje.