Banka Botërore për Zhvillim dhe Rikonstruksion në tremujorin e katërt të vitit në vazhdim planifikon të investojë në ekonominë ruse si minimum 1 miliardë $, kurse vitin e ardhshëm mund të investojë bile më tepër se 3,5 miliardë dollarë. Siç njoftoi Drejtori i përgjithshëm i Bankës për Rusinë Alain Pilloux, gjatë këtij viti Banka tashmë ka investuar në Rusi gati 2,5 miliardë $.