“Gazprom” mund të bëhet lojtar kryesor në tregun botëror të Gazit Natyror të Lëngëzuar (GNL) dhe të furnizojë deri në 10 % të vëllimeve botërore të tij, deklaroi Zëvendës kryetari i kompanisë Aleksandër Medvediev. Sipas fjalëve të tij, “Gazprom” do të ndërtojë uzina për prodhimin e GNL në vendburimin Shtokmanovsk në Arktikë, në Jamall dhe në Lindjen e Largët.