Ambasadori i Gjermanisë në Rusi Valter Jurgen Shmid shpreson në përfundimin e shpejtë të vlerësimeve të rreziqeve ekologjike nga ana e Suedisë dhe Finlandës gjatë ndërtimit të gazsjellësit “Nord Stream”. “Aktualisht ne ndodhemi në fazën e rishikimit të çështjeve tekniko-ekologjike. Këto janë procedura administrative dhe jo politike, dhe ne japim mjete financiare për atë, që ato të përfundojnë sa më shpejt”, theksoi ai në intervistën e vet dhënë agjencisë “Interfaks”.