Deri në ndërmarrjen e përpjekjes së radhës për ratifikimin e Traktatit të Lisbonës ka mbetur vetëm një muaj kohë. Siç dihet tashmë, dokumentin, i cili ka zëvendësuar me veten Kushtetutën e Bashkimit Europian, që nuk ka hyrë ende në fuqi, refuzoi ta ratifikojë më parë Irlanda. Më vonë u nënshkrua marrëveshja sipas së cilës Irlanda do të zhvillojë referendumin e përsëritur deri në nëntor të vitit në vazhdim. Shumë vëzhgues konfirmojnë me bindje, se Traktati i Lisbonës hap një epokë krejtësisht tjetër për Europën. Është bërë traditë tashmë të mendohet se shndërrimi i Bashkimit Europian në Federatë do ta vërë Rusinë në një pozitë tepër të cënueshme, të prekshme. Nënpresidenti i Akademisë së Problemeve Gjeopolitike Vladimir Anohin e hedh poshtë këtë pikëpamje: “Mendoj, se nuk ka kurrëfarë cënueshmërie. Traktati i Lisbonës dhe krijimi i Federatës nuk ndikon në kurrëfarë mënyre në lidhjet ekonomike të Rusisë me Europën. Kurse në planin politik Europa aktualisht është përçarë, ndarë në shkallë të tillë, gjë kjo që në vitet 80-të, p.sh., as që mund të imagjinohej dot fare. Europa faktikisht është ndarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Europën e vjetër dhe atë Lindore. Prandaj Traktati i Lisbonës, duke u shprehur me gjuhë të thjeshtë, popullore, nuk i bashkon, por vetëm stimulon konsolidimin e vendeve të kontinentit. Dhe si shembull ilustrativ i kësaj mund të shërbejë për mrekulli qendrimi i veçantë ndaj tij, në veçanti, në Poloni dhe Çeki”, thotë Vladimir Anohin. E megjithatë, pas ratifikimit të Traktatit të Lisbonës çrregullime në Europë do të ketë në mënyrë të ndjeshme më pak. Presidenti i Bashkimit Europian dhe organet e bashkuara të drejtimit do të fitojnë mundësinë për të marrë vendime të detyrueshme për zbatim nga ana e të gjitha vendeve të bashkimit. Rrjedhimisht, negociatat Rusisë do ti duhet ti zhvillojë, para së gjithash, me këto institute të përgjithshme europiane. Dhe atëhere do të jetë më e vështirë të ndikohet mbi to.