Foto RIA LajmetKomisioni i Pavarur, që u ngarkua me porosi të veçantë nga ana e Bashkimit Europian për të analizuar shkaqet e shpërthimit të luftës gjeorgjiano-osetianojugore, arriti në disa përfundime, një ndër të cilët është edhe konkluzioni se nuk ishte Rusia, por Gjeorgjia ajo që provokoi në gusht të vitit 2008 konfliktin në Osetinë e Jugut… Ju propozojmë të njiheni tani me komentin e vëzhguesit tonë Boris Tumanov kushtuar kësaj temë. Autori shkruan: Kryetarja e këtij Komisioni Heidi Tagliavini theksoi në mënyrë më se të qartë, se “për nga pikëpamja e Komisionit ishte pikërisht Gjeorgjia ajo që shpërtheu luftën duke sulmuar Chinvalin me përdorimin e artilierisë së rëndë natën e datës 7 në të gdhirë të 8 gushtit të vitit 2008”. Nga dokumenti i “Komisionit të Tagliavinit” rezulton, se kundërpërgjigjja e parë ushtarake e Moskës ndaj mësymjes gjeorgjiane ishte e ligjshme, por në të njëjtën kohë vë në dukje, se më pas veprimet ushtarake të Rusisë “dolën përtej kufijve të arsyeshëm”. Por unë mendoj, shkruan Boris Tumanov, se vlera e këtij raporti dhe konkluzioneve të tij konsiston, para së gjithash, në atë, se autorët e tij shfaqën një paanësi që është për tu lavdëruar, të bazuar mbi studimin e imtësishëm e të hollësishëm të problemit i cili iu propozua vemendjes së tyre. Dhe kjo bëhet për më tepër evidente kur krahason rezultatet e analizimit të atij reagimi spontan dhe tejet emocional ndaj konfliktit ruso-gjeorgjian që pati vend një vit më parë në Europë. Bile edhe përpjekja më e ndrojtur për të hapur gojën në lidhje me përgjegjësinë e mundur të Mihaill Saakashvilit vlerësohej në atë kohë si blasfemi, sakrilegj. Me që ra fjala, Torbjoern Jagland, i cili sapo u zgjodh në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, bëri një vërejtje më se me vend në lidhje me domosdoshmërinë e marrjes parasysh të historisë së Rusisë dhe psikologjisë tradicionale të autoriteteve ruse jo me qëllimin që të mund të justifikohen çfarëdolloj veprimesh të tyre, por për ti kuptuar më mirë ato. Sepse edhe historia e po asaj Gjeorgjie dhe psikologjia e elitës së saj meritojnë gjithashtu një qendrim jo më pak të vemendshëm.