Mundësitë e kontrollit të përbashkët mbi tregtinë e armëve në rajonet jo stabile dhe çështjet e bashkëpunimit tekniko-ushtarak u diskutuan në mbledhjen e Këshillit Rusi-NATO në Bruksel. Sipas mendimit të Përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë pranë Aleancës Dmitri Rogozin, Rusia dhe NATO duhet të përpilojnë “hartën rrugore” për krijimin e garancive për parandalimin e konflikteve ushtarake.