foto RIA LajmetLuftën në Kaukaz e filloi Gjeorgjia, - ky është përfundimi kryesor i hetimit ndërkombëtar të ngjarjeve të gushtit të vitit të kaluar. Raporti i komisionit të pavarur ndërkombëtar u publikua sot në Bruksel. Në përgatitjen e këtij dokumenti morën pjesë 50 ekspertë ushtarakë dhe civilë europianë në sferën e historisë dhe jurisprudencës. Hetimi nuk shtronte përpara vetes qëllimin e përcaktimit të fajtorëve konkretë të shpërthimit të konfliktit, vënë në dukje ekspertët. Detyrë kryesore, sipas fjalëve të tyre, ishte të gjenden “shkaqet dhe rrënjët” e luftës, rezultat i së cilës u bë “shkëputja, ndarja” e Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut nga Gjeorgjia. Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë Bashkimit Europian Vladimr Çizhov deklaroi, se pala ruse e vlerëson raportin “në tërësi, si objektiv”. E megjithatë, në dokumentin në fjalë nuk përmendet fjala “agresion”. Figurojnë vetëm fjalët mbi hapjen e zjarrit mbi Chinvalin natën e 7 gushtit në të gdhirë të datës 8, gjë kjo që dhe shërbeu, sipas konkluzionit të hetuesve, si shkas për fillimin e fazës së armatosur të konfliktit. Por edhe Rusia nuk u la pa u cënuar, ashtu siç dhe duhej të pritej, nga ana e ekspertëve. Sipas konfirmimit të Komisionit, reagimi i ushtarakëve rusë ndaj hapjes së zjarrit nga ana e ushtrisë gjeorgjiane mbi paqeruajtësit rusë dhe banorët paqësorë “doli përtej kufijve të arsyeshëm të lejueshmërisë”. E megjithatë, kur zhvillohet luftë është e vështirë të vlerësohet “proporcionaliteti” i veprimeve të kundërpërgjigjes. Gjëja më kryesore është që të parandalohet fillimi i luftës, tha në intervistën e vet ekskluzive dhënë “Zërit të Rusisë” Kryetari i Komitetit për çështjet ndërkombëtare të Dumës Shtetërore të Rusisë Konstantin Kosaçov: “Përkatësisht thelbit të vlerësimeve unë do të pranoja më mirë të pajtohesha me to, se sa të debatoja me ata që i bëjnë ato. E gjithë përgjegjësia për atë që ndodhi bie plotësisht mbi Gjeorgjinë, e cila pa kurrëfarë provokimi inicioi fillimin e kësaj lufte. Por në raportin e sipërpërmendur nuk thuhet asgjë mbi atë, se një pjesë të përgjegjësisë duhet ta marrë mbi vete komuniteti ndërkombëtar, i cili në mënyrë të papërgjegjshme zuri anën e Gjeorgjisë dhe filloi të dënojë Rusinë. Vlerësuan ekspertët e Komisionit hetimor edhe situatën aktuale në Kaukazin e Jugut. Sipas mendimit të tyre, mundësia e shpërthimit të një konfrontimi të ri në rajon “vazhdon të mbetet mjaft serioze”. Edhe Konstatin Kosaçov pajtohet plotësisht me një konkluzion të tillë: “Dhe shkaku i kësaj është një i vetëm: askush deri tani nuk e ka vënë në dyshim tërësinë territoriale të Gjeorgjisë-me marrjen parasysh të ngjarjeve të gushtit të vitit të kaluar. Për sa kohë që në pushtet do të ndodhet zoti Saakashvili, për sa kohë që shtetet e botës, të cilat në kohën e vet e kanë mbështetur atë, nuk do të pranojnë gabimin e vet, propabiliteti i asaj se ai mund të fillojë ndonjë aventurë të re ushtarake vazhdon të ruhet në mënyrë mjaft serioze”, thotë Konstantin Kosaçov.