Moska do të dëshironte rivendosjen e bashkëpunimit me përmasa të plota me NATO-n. “Propozimet ruse në lidhje me bashkëpunimin në sferën e Mbrojtjes Antiraket janë, si dhe më parë, aktuale”, vuri në dukje Sekretarja e shtypit e Presidentit rus Natalia Timakova. Fjalë bëhet mbi shfrytëzimin e stacionit të radiolokacionit “Gabala” në Azerbajxhan, sigurisht, në qoftë se Baku-ja do të japë pëlqimin e vet për këtë.