Komisioni hetimor ndërkombëtar e njohu Gjeorgjinë si përgjegjësen kryesore për shpërthimin e luftës në Kaukaz. Për këtë deklaroi në Bruksel Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë Bashkimit Europian Vladimir Çizhov pas marrjes së tekstit zyrtar të Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar për hetimin e konfliktit në Osetinë e Jugut nën kryesimin e zvicerianes Haidi Taljavini.