Pjesëmarrësit e mbledhjes së forumit të Partneritetit Ruso-Amerikan të Oqeanit Paqësor, i cili përfundoi punën e vet në Juzhno-Sahalinsk, u shprehën për aktivizimin e bashkëpunimit ruso-amerikan. Ata vunë në dukje në dokumentin përfundimtar se ndër problemet kryesore që frenojnë zhvillimin e bashkëpunimit të të dy vendeve në Lindjen e Largët janë taksat e larta doganore dhe procedurat e ndërlikuara të dokumentave që duhen për vizat dhe dhënien e lejes për punë.