Qyteti Grozni, kryeqyteti i Republikës verikaukaziane të Çeçenisë u dekorua me diplomën e nderit të OKB-Habitat për “rimëkëmbjen pas konfliktit”, njoftoi Kryebashkiaku i qytetit Muslim Huçiev. Kjo medalje është njohje ndërkombëtare e sukseseve dhe arritjeve jo vetëm të Groznit, por edhe të gjithë Republikës. Programi i OKB-Habitat bashkëvepron me zhvillimin e vrullshëm të qendrave të banimit.