Fitorja e “demokratëve të krishterë” me në krye Angela Merkelin në zgjedhjet parlamentare në Gjermani u jep fund shpresave të Turqisë për të hyrë në BE, njofton gazeta londineze The Daly Telegraph. Kancelarja gjermane deklaroi, se politika e Berlinit në lidhje me Ankaranë po “rishqyrtohet”. Më parë Gjermania nuk i përjashtonte mundësitë e zgjerimit të BE në llogari të Turqisë. Ekspertët mendojnë, se kjo do të ndryshojë të gjithë politikën rajonale.