Kreu i “Gazprom” Aleksei Miler dhe ai i ENI-t italian Paolo Skaroni diskutuan mundësinë e pjesëmarrjes së partnerit të tretë në projektin që po realizohet nga këto dy kompani "South Stream"(“Rryma Jugore”), thuhet në njoftimin e “Gazprom”-it. Më parë Miler u shpreh se me këtë projekt ka mundësi të bashkohet edhe kompania franceze Electricite de France.