Rusia dhe Bjellorusia një herë në dy vjet do të zhvillojnë stërvitjet strategjiko-operative, analogjike me ato “Perëndim-2009” që përfunduan të martën, njoftoi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev gjatë vëzhgimit të manovrave të trupave në qytetin Baranoviç. Stërvitjet e përbashkëta, sipas fjalëve të tij, vunë në dukje karakterin e përbashkët të marrëdhënieve midis dy vendeve.