Komisioni i Bashkimit Europian për hetimin e konfliktit në Osetinë e Jugut në gusht të vitit të kaluar shpalli Gjeorgjinë përgjegjëse kryesore për luftën. Për këtë flitet në raportin zyrtar të BE, i cili do të shpallet më 30 shtator. Dokumentalisht është hedhur poshtë versioni i udhëheqjes gjeorgjiane, se gjoja sulmi ndaj Chinvalit filloi “në përgjigje të futjes nga ana e Rusisë të tankeve në Osetinë e Jugut”.