NATO duhet të zhvillojë marrëdhënie të frytshme me Rusinë. Një mendim të tillë shprehu njëri prej ligjëvënësve amerikanë më me influencë, Senatori republikan Richard Lugar. Sipas fjalëve të tij, është e domosdoshme që të vazhdohet bashkëunimi nëpërmjet Këshillit Rusi-NATO për sfera të tilla, të cilat paraqesin interes të përbashkët, si mospërhapja e armës bërthamore, kontrterrorizmi dhe mbrojtja antiraket.