Shkaku i luftës është humbja e bazës së moralit në ndjekje të zgjerimit të hapsirës së vet, pasurisë, realizimit të dëshirave për tu bërë fqinj më të fuqishëm, mendon Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill. Për këtë ai deklaroi gjatë vizitës në Bjellorusi në takimin në Vitebsk me rininë, duke iu përgjigjur pyetjes, si ti shpëtojmë përsëritjes së tragjedisë së Luftës së Dytë Botërore.