Udhëheqja filipinase u drejtua për ndihmë ndërkombëtare humanitare, që të përballojë pasojat e fatkeqësisë natyrore, deklaroi në eterin e televizionit kombëtar Ministri i mbrojtjes Xhilberto Teodoro. Sipas të dhënave të fundit, si rezultat i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve, të shkaktuara nga uragani Ketsan, vdiqën të paktën 140 veta dhe rreth një milionë të tjerë mbetën pa strehë mbi kokë.