Duke vëzhguar me vemendje të përqendruar evolucionin e gjendjes aktuale ndërkombëtare dramaturgu i njohur francez Zhan Zhirodu (Jean Giraudoux) do të thoshte si më poshtë vijon: “Luftë të ftohtë nuk do të ketë”. Të paktën, këto vitet e afërta. Fjalën ia japim vëzhguesit tonë Boris Tumanov. Autori shkruan: Vërtet, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara arritën të gjejnë momente pajtuese, mirëkuptuese në lidhje me çështjen që ka të bëjë me dislokimin e elementëve të mbrojtjes amerikane antiraket në Europë dhe në lidhje me problemin e pretendimeve bërthamore ndaj Teheranit. Ato deklarojnë gjithashtu mbi gatishmërinë e tyre për shkurtimin impresionues të armatimeve strategjike ofensive. Dhe, në përgjithësi, gjithçka po shkon mbarë e mirë. E megjithatë mua, shkruan Boris Tumanov, diçka më turbullon, më trazon në këtë proces. I gjithë problemi qendron në atë se situata në botë ka ndryshuar në mënyrë radikale pas përfundimit të “luftës së ftohtë”. Sipas logjikës së thjeshtë të gjërave ky ndryshim duhej të çonte tek një ndarje më të drejtë, më të barabartë të përgjegjësisë në drejtimin kolektiv të botës sonë. Dhe këtu unë, para së gjithash, mendoj për Europën. Le të jemi të hapur e të sinqertë: Europa deri para ardhjes së Barak Obamës në pushtet vetëm bënte sikur ndiqte në mënyrë të ndërgjegjshme tekat e kapriçot e administratës republikane të Shteteve të Bashkuara. Në të vërtetë kjo ishte një pozitë e bazuar mbi njëfarëlloj besimi e bindjeje të plotë të një pjese të konsiderueshme të europianëve në atë se amerikanët do të marrin mbi vete mbrojtjen e tyre në rast shpërthimi të ndonjë lufte tej mase pak të besueshme në kontinentin europian. Dhe ky pasivitet krejtësisht i papërgjegjshëm mund ti kushtonte shumë shtrenjt Europës. Unë flas për të gjitha këto vetëm me qëllim që shtroj një pyetje të vetme: në se ka ndërmend vallë Europa ti verë gishtin kokës e të mendohet mirë në lidhje me përgjegjësinë e vet në çështjen që ka të bëjë me garantimin e sigurisë botërore në situatën kur SHBA-s me gojën e vetë Barak Obamës hoqën dorë nga megalomania e vet mesianike?