Serbia protestoi në OKB në lidhje me praninë e Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme. Pala serbe i propozoi Sekretarit të OKB-së të bëhen hetime dhe të bëhet e ditur, se në çfarë mënyre Sejdiu dhe anëtarë të tjerë të administratës së përkohshme në Prishtinë mundën të gjendeshin në selinë e OKB-së si persona privatë. Liderin e Kosovës nuk e lejuan të mbante fjalim nga tribuna e Asamblesë së Përgjithshme, por delegacioni i kryesuar prej tij pati mundësi të diskutonte me përfaqësuesit zyrtarë të shteteve anëtare të OKB-së.