Në destabilizimin e situatës në Kabardino-Ballkari kanë dorë shërbimet e huaja speciale, deklaroi Presidenti i kësaj Republike veriore kaukaziane Arsen Kanokov. Sipas fjalëve të tij, veprimtaria e grupeve nacionaliste vendase dhe të një sërë organizatash joqeveritare, nën kontrollin e shërbimeve të huaja speciale, destinohen për shpërndarjen e ideve separatiste dhe nxitjen e armiqësive ndërkombëtare.