Në Pittsburg do të takohen liderët e 24 vendeve dhe 10 organizatave kryesore ndërkombëtare. Ata do të vazhdojnë dialogun për rrugët e mundshme të daljes nga kriza ekonomike globale dhe riformimin e sistemit financiar botëror. Midis temave kryesore është vlerësimi i situatës aktuale dhe modelet e ardhshme të rritjes ekonomike, çështjet e tregut të punës, papunësisë dhe proteksionizmit.