Dmitri Medvediev u bëri thirrje pjesëmarrësve të Asamblesë së Përgjithshme të shpejtohet marrja e vendimit që ka të bëjë me kompromisin e zgjerimit të përbërjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas mendimit të tij, është e domosdoshme që OKB të forcojë ndikimin e vet, të ruajë pozitat kryesore dhe principet e statutit. Presidenti i Rusisë është i bindur se Organizata e Kombeve të Bashkuara mbetet konstruksion mbështetës i ndërtimit të paqes.